Shtatë emigrantë sudanezë u gjetën të vdekur të premten në dunat e rërës së shkretëtirës libiane.
Makina me të cilën po udhëtonin, e cila mbante gjithsej 34 persona, u prish menjëherë pasi kaluan kufirin nga Çadi, përgjatë një rruge të rrallë të përdorur shpesh nga trafikantët e qenieve njerëzore.
Grupi e emigrantëve qëndroi në shkretëtirë për 11 ditë, pa ushqim dhe ujë, përpara se të shpëtohej.
“Të mbijetuarit pothuajse po vdisnin”, tha Ebrahim Belhassan, drejtor i ambulancës dhe shërbimeve të urgjencës në Kufra.
Pesë persona rezultojnë të zhdukur, por Belhassan tha se shpresat ishin të pakta se ata do të mbijetonin në këmbë në një shkretëtirë aq të madhe.
Ishte një kontrabandist ai që i gjeti emigrantët dhe njoftoi ekipet e emergjencës.
Libia, e cila kufizohet me gjashtë vende dhe ka një vijë bregdetare të gjatë përgjatë Mesdheut, është një pikë kryesore tranziti për emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme për të kërkuar jetë më të mirë në Evropë.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se rreth 787 000 emigrantë dhe refugjatë nga kombësi të ndryshme jetonin në Libi që nga viti 2024.



