Zgjedhjet për kryetare të KPK, Pamela Qirko merr vendin e Genta Bungos

Zgjedhjet për kryetare të KPK, Pamela Qirko merr vendin e Genta Bungos

Me votim të fshehtë është vendosur që Pamela Qirko të jetë kryetarja e re e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit. Lajmin e bëri të ditur vetë KPK, e cila thotë se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, u zhvillua sot procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit.

Në përfundim të votimit të fshehtë, që u monitorua nga vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi që me 7 vota pro dhe asnjë kundër Pamela Qirko të zgjidhet si kryetja e re e këtij komisioni.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020. Qirko do të fillojë të ushtrojë detyrën si kryetare e KPK në datën 21.7. 2020. Pamela Qirko zëvendëson në këtë detyrë Genta Tafa Bungon, të cilës i mbaroi mandate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy