
Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar-Fier.
Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi.
Gazetari Besmir Pula në një komunikim me banorët protestues në emisionin e sotëm në “MCN live”, përcolli shqetësimet e tyre përkitazi me këtë protestë.
Sipas tyre projekti është spostuar në kundështrim me ligjin dhe se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.
Nga dita që është bërë vendimi i qeverisë për ndërtimin e këtij aksi rrugor ne nuk na është dhënë asnjë dokumentacion. Nuk është bërë bashkëbisedim me komunitetin për të vendosur çmimin e shpronësimit të tokës dhe banesave. Në të njëjtën kohë, firma e Gener 2 ka filluar aktivitetin pa pasur leje ndërtimore, dhe pa pasur vendim shpronësimi për pronat tona. Në një buletin që kemi arritur të gjejmë në faqet e tyre, është një vlerë e cila është 4 mijë lekë të vjetra për metër2. Kaq e ka vlerën një shishe vaj në treg.
Në fshatin Bërxullë preken 20 banesa. Brenda këtij segmenti janë dhe linja e tensionit të lartë. Nuk ka vendim qeveri si do bëhet zhvendosja e tyre. Shtyllat do prekin mbi 60 banesa tjera nëse zhvendosen nga zhvendosja e aksit. Jemi zero. Sot si rrufeja në qiell të hapur fillojnë punimet. As njëlloj njoftimi.
Kam penuar me vite për këtë shtëpi, e kamë tokën e babës, do të vdesin bashke më mua, kur të fillojnë punimet, do vras veten dhe ata.
Në fshatin Fushë-Prezë, projekti iu rrugës na dëmton, si gjithë banorët na kanë afruar 6 mije për 500 metra katrorë.
Unë kam lënë Italinë vetëm që të vij të merrem me këto toka, kam bërë 70 seanca, për pronat e gjyshit, ky projekt është një projekt fantazmë, projektin e kanë spostuar në kundërshtim me ligjin, këtu preken rreth 10 banesa.
Këtu po bëhet uzurpimi i banesave, pa u konsultuar me banorët.



