Nina dhe Eva Ndreu të njohura si dy motrat binjake simpatike në TikTok, për shkak të videove që publikojnë zbulojnë se nuk jetojnë bashkë, por se njëra në Greqi dhe tjetra në Angli.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, tregojnë se janë identike në pamje, por krejt të ndryshme në karakter.
Po ashtu ato tregojnë edhe rastet kur janë ndërruar me njëra tjetrën.
Nina tregon se u ndanë kur kaluan në universitet, në qytete të ndryshme të Greqisë dhe në fillim e kishin shumë të vështirë, pasi iu duk sikur iu përmbys bota.
Kur vendosa të ikja në Angli ishte më e lehtë se ishim mësuar. Por në fillim kur u ndamë në shkolla, na u duk sikur u përmbys bota.
Ne jetonim në Zagorie, ikëm nga fshati. Të afërmit dhe miqtë na dallojnë. Kaluam pothuajse gjithë fëmijërinë në fshat në Zagorie, u rritëm bukur, me dashuri, ishte kohë tjetër.
Te martesa e Evës isha, se ishte para 15 vitesh në Greqi, isha te dasma e Evës. Unë dasmën e bëra në Angli dhe atëherë Eva nuk mundi që të vinte, edhe prej punës dhe biletat.
Ishte i vetmi rast që ishim larg njëra tjetrës, kuptohet që më mungonte motra dhe familja.
Ishte një moment i vështirë, apo kur lindëm fëmijët. Kur je larg janë këto momentet e vështira.
Unë me Evën ngjajmë shumë në pamje, por si karakter jemi krejt të ndryshme.
Eva ka më shumë ankth në jetën e saj, unë e marrë riskun. Eva është më e ndrojtur. Por nga ana tjetër Evës i del më lehtë ajo që mendon.
Eva u martua që 25 vjeçe, djalin e ka 13 vjeç, ndërsa unë u martova 33 vjeçe, kemi karaktere të ndryshme.
Ndërkohë Eva tregon se të qenit identike është diçka që i ka ndihmuar në shkollë, me mësuesit.
Unë isha më e mirë në histori, gjuhë, letërsi, ndërsa Nina më e mirë në matematikë.
Unë i jepja provimin tim dhe shkruante dhe timin në matematikë.
Kur u njoha me burrin tim punoja në një kafe restorant, isha kamariere, erdhi burri për të pirë kafenë, më shikon fillon të flasim, del dhe Nina pas pak.
Unë kisha vajtur brenda në kuzhinë dhe ai vazhdoi muhabetin me Ninën. Kur dola unë, tha sa paskam pirë se është dhe drekë.



