
Vin Diesel ka qenë fytyra e produksionit shumë miliardë dollarësh Fast and Furious për më shumë se një dekadë. Megjithatë, edhe paraqitja e Dwayne Johnson në seri u vlerësua nga fansat. Por Dwayne u largua shpejt nga Fast and Furious, në 2019.
Që atëherë, fansat - madje edhe Vin Diesel - i bënë thirrje publikisht Dwayne që të kthehet. Së fundmi Johnson ka shprehur habinë ndaj kërkesave të Diesel dhe e akuzoi atë për manipulim.
Në një intervistë me CNN, Dwayne u pyet për postimin e Vin Diesel në mediat sociale në fillim të këtij viti, ku ai i kishte bërë thirrje Dwayne që të rishqyrtonte vendimin e tij për t'u larguar nga filmi. Dwayne u përgjigj: “U befasova shumë nga postimi i fundit i Vin. Qershorin e kaluar, kur Vin dhe unë në fakt nuk u lidhëm përmes rrjeteve sociale, i thashë drejtpërdrejt - dhe privatisht - se nuk do të kthehesha në ekskluzivitet.
Në fakt, Dwayne tha se postimi i Vin ishte "një shembull i manipulimit të tij". Ai tha, “Postimi i fundit publik i Vin-it ishte një shembull i manipulimit të tij. Nuk më pëlqeu që ai përmend fëmijët e tij në këtë postim, si dhe vdekjen e Paul Walker. Lëri ata jashtë kësaj. Ne kishim folur muaj më parë për këtë dhe arritëm në një mirëkuptim të qartë.”
Përjgatë dy viteve, dy yjet e kinemasë kanë pasur mosmarrëveshje të thella gjatë gjithë shfaqjes së tyre në “Fast & Furious”.



