
Liderja e Fratelli D’Italia dhe me gjasë kryeministrja e ardhshme e Italisë, Giorgia Meloni, zhvilloi mëngjesin e sotëm në Milano, një takim me kreun e Forza Italia, Silvio Berlusconi.
“Takova Berlusconin, jam optimiste”, tha Meloni pas takimit duke vlerësuar se biseda u zhvillua në një klimë bashkëpunimi dhe uniteti.
Dy liderët përsëritën kënaqësinë e tyre për afirmimin e qendrës së djathtë në zgjedhjet politike dhe bënë një bilanc të situatës aktuale politike.
Meloni dhe Berlusconi trajtuan gjithashtu çështjen më të ndjeshme të kohëve të fundit, shtrenjtimin e çmimit të energjisë. Ata diskutuan hapat e ardhshëm institucionalë në funksion të mbledhjes së Parlamentit të ardhshëm dhe "ndanë nevojën që Italia të ketë nevojë për një qeveri të profilit të lartë, të aftë për të përballuar emergjencat serioze me të cilat po përballet vendi".
Meloni tha gjithashtu se “çështja është që jo vetëm si të kompensohen çmimet e gazit që burojnë nga spekulimet, por edhe si të ndalohen spekulimet”.
Në të njëjtën linjë duket se është edhe partia e tretë e koalicionit, Liga e Matteo Salvinit. Në një deklaratë thuhet se: “Liga është e përkushtuar të garantojë shpejt Italinë një qeveri të profilit të lartë dhe të trajtojë urgjencën e faturave”.



