Ndoka: PD i ka ruajtur partitë aleate, PS i ka asgjësuar. Rama në panik nga opozita

Ndoka: PD i ka ruajtur partitë aleate, PS i ka asgjësuar. Rama në panik nga opozita

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka e cilëson si një fakt të rëndësishëm të pasurit një Parti Demokratike zyrtare institucionale, e cila mungonte për një kohë të gjatë.

Nga studio e MCN Live, ai tha se aktualisht ka një Parti Demokratike e cila po rritet çdo ditë e më tepër edhe te opinioni i brendshëm edhe te ai ndërkombëtar.

Sa i takon aleatëve dhe strategjisë së kryedemokratit Sali Berisha, Ndoka u shpreh se Partia Demokratike i ka ruajtur aleatët, në raport me Partinë Socialiste për të cilën tha se i ka asgjësuar.

Sipas tij, aktualisht opozita ka një epërsi në mbështetje dhe numra dhe deklaroi se kjo shpjegon arsyen pse ka një panik nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Pjesa me aleatët e bën opozitën një frymë të besueshme, duke e zgjeruar harkun e vetë.

Të paktën Partia Demokratike e ka këtë epërsi në raport me Partinë Socialiste, e ka ruajtur pjesën plurale.

Nëse Rama i ka asgjësuar aleatët e tij, PD i ka ruajtur pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë dëshirë të madhe, kanë tentuar disa herë ta kthejnë skenën politike bipolare.

Por fakt është që ka disa parti politike të djathta, nacionaliste, edhe parti të qendrës si Partia e Lirisë. Spektri i djathtë është goxha përfaqësues.

Zoti Berisha është shprehur i hapur për çdo parti politike që nuk e pranon regjimin dhe Edi Ramën për Kryeministër.

Pastaj është edhe në bazë të vendimit të disa partive politike, ka disa që nuk janë të orientuara, kanë interferime, presione, sponsorizime prej qeverisjes.

Ky është momenti për ta ndarë mendjen se ku do të jenë. Janë disa parti politike si Partia e Lirisë që është shprehur qartë se do jetë pjesë e koalicionit, apo si PDK që unë e drejtoj.

Në PD ka një lloj gare që të dalin te emrat. Por në partitë e mëdha, roli i individit është minimal, se ti mund të thuash mrekulli, por nuk ke asnjë lloj besimi se çfarë do të bësh nesër.

Opozita është fokusuar së pari te programi se çfarë iu ofron shqiptarëve. Është fat i madh që Sali Berisha është në liri dhe fjala e tij ka rol të madh.

Sot ne e kemi peshën dhe besimin dhe e kemi lidershipin. Pjesa e aleatëve nuk ka rëndësi se ku do të jenë nesër.

Mbështetja e PDK është në të gjithë Shqipërinë, ne e kemi treguar me rezultate. Ne jemi parti kombëtare, por patjetër çdo parti ka bastionet e veta.

Fokusi ynë është në bastionet që janë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të jemi kontribuues gjithandej, në çdo qark ku koalicioni ka kandidatët e vetë.

Nuk ka rëndësi lista finale, se në fund do të ketë hatërmbetje, ka pasur gjithmonë, por janë shumë mekanizma kontrollues, ka dhe luftë bërrylash. Por nuk ndikojnë, ne ecim përpara.

Ajo që unë shoh sot te opozita krahasuar me tre vite më parë kur jemi futur në zgjedhje dhe kemi marrë rezultat spektakolar, kur PD nuk kishte logo, nuk kishte vulën, nuk kishte financime, prapë arritëm të mbijetojmë.

Sot i kemi të gjitha këto. Opozita ka një epërsi në mbështetje dhe numra dhe ndaj ka një panik nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Ky është një realitet! Lajm i mirë është se ka përfunduar ndikimi i Soros dhe Rama nuk e ka më mbështetjen vidhi zgjedhjet, bëj çfarë të duash dhe ne do të njohim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy