Sadri Ramabaja, drejtues i Institutit për Gjeopolitikë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN TV se mesazhet e përcjella nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije në Moskë do të kenë pasoja të rënda jo vetëm për qytetarët serbë, por për të gjithë rajonin.

Është mesazh që do të ketë pasoja të rrepta, të rënda jo vetëm për qytetarët serbë, por për rajonin. Është e qartë fuqia e kishës serbe, ka qenë permanente që prej themelimit të shtetit modern serb. Në fakt është shtylla qendrore, pas shtyllës politike dhe ushtarake. Gjithnjë ka qenë pararendëse e ndryshimeve të mëdha në skenën politike të Serbisë dhe asnjë prek aktorëve politikë nuk ka pasur mundësi të promovohet në skenën politike serbe pa mbështetjen e kishës serbe dhe Akademisë së Arteve dhe Shkencave në Serbi që në një mënyrë a tjetër është kupola e kishës. Nuk është e rastësishme kjo vizitë në Moskë dhe mesazhet ogurzeza që sjell ky mesazh i tij sidomos për shtetet fqinje, për të ardhmen e Republikës së Kosovës, për të ardhmen e Malit të Zi dhe Bosnjës.
Ramabaja tha se këtë takim u riktheksuar objektivi gjeopolitik i rusëve, që është ripushtimi i Kosovës, jo vetëm veriu i saj, por i gjithë territori.
Edhe në këtë takim të kreu të kishës serbe në Moskë, në takimin e dyfishtë sepse kishim takimin dhe presidentin rus dhe me kreun e kishës ortodokse ruse. U ritheksua objektivi gjeopolitik i rusëve, pra ripushtimi i Kosovës. Nuk bëhet fjalë vetëm për veriun e Kosovës, por në tërësi për rikthimin e Kosovës nën ombrellën pushtetit të Serbisë dhe kishës serbe.
Sipas Ramabajës, reagimi i kryeministrit të Kosovës ishte i saktë dhe në kohën e duhur.
Reagimi i kryeministrit të Kosovës ishte i saktë dhe në kohën e duhur. Përcillte mesazhin e duhur tek diplomacia europiane dhe nuk ishte e rastësishme dhe vizita urgjente e të dërguarit të Europës dje në Prishtinë, Sorensen.
Është e qartë, në doktrinën serbe, kundërshtari numër 1, armiku numër 1 siç cilësohet mbetet kombi shqiptar. Herë pas here zbutet kjo në Prishtinë apo në Tiranë se kemi të bëjmë thjesht vetëm me Kosovën. Jo, Serbia e trajton kombin shqiptar si armikun numër 1. Kosova në këtë rast është si pararojë e mbrojtjes së interesit shqiptar.



