111-vjetori i themelimit të FA, Begaj: Përulemi për kontributin dhe sakrificat e tyre

111-vjetori i themelimit të FA, Begaj: Përulemi për kontributin dhe sakrificat e tyre

Presidenti Bajram Begaj uron Forcat e Armatosura të Shqipërisë për 111-vjetorin e themelimit.

Në një mesazh në profilin zyrtar në Facebook, Begaj shprehet se Forcat e Armatosura janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Presidenti vlerësoi angazhimin e tyre në një sërë misionesh dhe operacionesh për paqen dhe sigurinë në vend, rajon dhe në botë, si dhe përmbushjen e detyrave me dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm.

Kreu i shtetit në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura u shpreh gjithashtu se angazhimi i ushtarakëve ndaj Atdheut, Nderit dhe Detyrës mbetet i shenjtë dhe mbështetja e shoqërisë për Forcat e Armatosura do jetë e pakursyer.

Në këtë ditëlindje të 111-të të tyre ne përulemi, nderojmë dhe jemi mirënjohës për shërbimin, kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy