Ekstradohet vrasësi me pagesë. Saraiva nga Maroku në Tiranë me pranga, vendoset në qeli të posaçme

Ekstradohet vrasësi me pagesë. Saraiva nga Maroku në Tiranë me pranga, vendoset në qeli të posaçme

Me tuta sportive, pranga në duar dhe atlete pa lidhëse është pamja e Ruben Saraivës, portugezit me rezidencë në Britaninë e Madhe të dyshuar nga drejtësia shqiptare si vrasës me pagesë.

Ai hetohet se akuzoi me pagesë Ardian Nikulaj në Shëngjin, ndërsa nga frika e ekzekutimit në ambientet e burgut ruhet në masa sigurie dhe një qeli të veçantë.

I kamufluar me maskë covid, doreza, kokore dhe një jelek fosforeshent Ruben Saraiva do të humbte gjurmët pas atentatit ndaj Ardian Nikulaj.

Ai u largua me një motor me targa false greke, ndërsa territorin shqiptarë e kapërceu nëpërmjet kufirit tokësor për tu larguar fillimisht në Greqi e më pas drejt Marokut.

Përpara këtij krijimi të kryer në bashkëpunim me Britani e Shqiptarë, Saraiva kishte qëndruar mes Tiranës dhe Shkodrës ndërsa në Shqipëri hyri nëpërmjet Rinasit në shkurt të vitit 2023.

Emisioni FactCheck ju përcjell pamjet e plota të mbërritjes së tij i veshur me tuta sportive.

48 orë pasi u ekstradua në Shqipëri, ai u rikthye sërish në qytetin ku kreu krimin më 19 prill 2023. Mesditën e 2 Janar 2024 Ruben Saraiva siç dhe shihet në pamjet e siguruara nga FactCheck me një eskortë të burgjeve futet në gjykatën e Lezhës.

Procedurialisht masa ndaj tij thjesht u konfirmua pasi më herët është dhënë në mungesë dhe ai akuzohet për vrasje të kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Avokati Elton Laska i caktuar kryesisht nga Gjykata sqaroi se në seancën me dyer të Mbyllura Saraiva ka mohuar krimin.

Kjo që shihni në pamje është piramida e Vrasjes së Biznesmenit Ardian Nikulaj. Në krye të saj qëndron Edmond Haxhia i cili nga prokuroria e Lezhës dyshohet si Porositës dhe organizator i krimit. Britaniku Harry Simson vëzhgues i lëvizjeve të Nikulajt për disa ditë deri në momentin e ekzekutimit.

Harriet Bridgeman, Thomas Mithan, Steven Hunt, po ashtu shtetas britanik të cilët kishin rolin e koordinatorëve në krim dhe mbuluesve të gjurmëve deri sa plani të vihej në zbatim. E pikërisht për këtë plan ata u paraqiten në Hotelin e Nikulaj si turist e të dashur mes tyre sjellje të cilat askush nuk mundi ti zbulojë deri në kryerjen e vrasjes.

Vrasjen të cilën në më pak se 10 sekonda e kryen portugezi me Shtetësi Britanike Ruben Saraiva i vetmi person që ndodhet përpara drejtësisë shqiptare.

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe katër bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson mbahen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi gjykata atje vlersoi se ajo është nënë e një vajze të mitur dhe s’ka kush kujdeset për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy