
Tensionet sa vijnë dhe shtohen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut. Sipas mediave të huaja duke iu referuar burimeve të brendshme pranë administratës të presidentit Trump, SHBA po përgatitet për një sulm të fuqishëm ushtarak ndaj vendit komunist.
Goditja ushtarake synon të ndalojë programin e saj bërthamor të Penianit i cili nuk ka ndërmend të tërhiqet por vazhdon vetëm me kërcënime ndaj perëndimit.
Burimet thonë se sulmi që planifikohet të jetë tepër i fuqishëm, për t’i përçuar Penianit një mesazh se Uashingtoni e ka seriozisht kur kërkon dhënien fund të programeve raketore dhe bërthamorë që kërcënojnë sigurinë globale.
Presidenti Trump është gati për të urdhëruar përdorimin e forcës nëse është e nevojshme, shkruan “The Telegraph”. Si shembull, merret urdhër i menjëhershëm për të goditur me 59 raketa Tomahok, bazën ajrore siriane pas sulmit me armë kimike ndaj civilëve në prill në Kan Shejkun.



