Aktakuzat ndaj Thaçit/ Nesho: Serbisë nuk i intereson një marrëveshje me Kosovën, por një “status quo”, bazuar nga interesat ruse në Ballkan (VIDEO)

Aktakuzat ndaj Thaçit/ Nesho: Serbisë nuk i intereson një marrëveshje me Kosovën, por një “status quo”, bazuar nga interesat ruse në Ballkan (VIDEO)

Aktakuzave për krime lufte të ngritura dje nga Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, faktori politik shqiptar u ka dalë në mbrojtje duke përkrahur luftën e UÇK-së. Në një analizë për edicionin e lajmeve për TvT, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, diplomati i njohur Agim Nesho, shprehet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi te spastrim etnik kundër popullit të Kosovës. Sipas Neshos, Thaçi e Vaseli, do t'i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

“Unë nuk besoj, neve të gjithë jemi dhe do të jemi pro UÇK, si luftë çlirimtare, ndaj një lufte mizore te serbëve, dhe fitimtarët asnjeherë nuk gjykohen, kjo ka bërë që edhe perëndimi apo edhe prokurorët që kanë qenë në ecurinë e kauzës e kanë quajtur si një fakt që ska të bëj me veprimtarinë e Uçk-së dhe luftës, dhe e kanë quajtur si një veprimtari që do të kaloj në gjykate individë të caktuar, të ndajnë individet nga kauza e madhe e çlirimit të Kosovës”  

Mirëpo, sipas Neshos, duke qenë se këtë rradhë janë në akuzë figura të larta udhëheqëse të Kosovë, disa tentojnë të heqin një paralele të barabartë mes krimit serb dhe luftës së pastër çlirimtare të shqiptarëve.

“Tani problemi qëndron se këta individ që akuzohen janë në krye të shtetit dhe përfaqësuesit më të spikatur të kësaj lëvizjeje, dhe ky ëhstë një projekt i cili ka fillimet që nga 2011, që më akuzat që janë ngritur në Këshillin e Evropës nëpërmjet senatorit Dick Marty, që veprimtaria diplomatike e Rusisë në bashkëpunim me Serbinë që kërkonin të sensibilizonin qe krimet nuk janë kryer vetëm nga një anë, por edhe nga shqiptarët, kërkonin ta barazonin krimin në një mënyrë të padrejtë, dhe kjo është një veprimtari që shkon në mënyrë të vazhdueshme që nga 2011 deri tani".

Akt-akuza ndodh qëllimisht për të minuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush më shumë se Serbia, është i interesuar që ky dialog të mos ndodhë, shpjegon amabasadori Nesho.

“Sigurisht palet me të interesuar janë Serbia e cila këkron që të mbaj status quon mes tyre , e shtyer kjo edhe nga interesat ruse ne Ballkan, që kërkojnë që konflikti i ngrirë tu shërbej interesave të tyre që kanë në hapsirat e ish- Bashkimit Sovjetik, dhe ta përdorin marrëdhënjet midis Serbisë dhe Kosovës si nje mjet negocimi në tryezën e lartë të KS të KB. Nga ana tjetër ish njëfarë presioni ndaj klasës politike që pranojnë një marrëveshje qe ne nuk jemi të qartë se çfarë përfaqëson kjo marrëveshje së esencën e saj, por që ishin afruar për ti dhënë një zgjidhje, nga e cila, Kosova do të ishte pala më e dëmtuar nga kjo marrëveshje, sepse rikthimi i çështjes historike me konsensusin e gjërë ndërkombëtar të vitit 2000, u hap nga lidërët lokal për interesa të ditës, duke zmadhuar ndryshimin e situatës gjeo-politike në botë, ndryshimin e forcave politike, rritjen e influencës së Serbisë, për të kërkuar përforcim një marrëveshje e cila tregoj edhe pasojat e saj, se nuk ishte e sinqertë.  

Unë mendoj se në politikë, ashtu sic ka një BAS, dhe këta lider të dështuar që menduan që cështja kombëtare, çështja e paqës dhe e sigurisë në Ballkan, mund të kalojnë nëpërmjet interesave dhe me ndihmën e Serbisë, dështuan , dhe kjo është pika dhe mësimi kryesor qe vihet nga kjo ngjarje e rëndë që prek të ardhmën e Kosovës, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm ta rikuperojmë atë, perderisa në shtypin ndërkombëtar flitet për akuza të udhëheqësve kryesor shqiptar , duke barazuar ata njësoj me kriminelët e Milosheviçit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy