“Shqipërisë  i duhet Edi Rama”, Tinka Kurti në spotin e kryeministrit

“Shqipërisë i duhet Edi Rama”, Tinka Kurti në spotin e kryeministrit

Pas aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika edhe aktorja Tinka Kurti është shfaqur së fundmi në një spot të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e saj, aktorja dëgjohet të thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama, pasi vetëm ai sipas saj lufton për vendin.

 “Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë . Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.

Kurti është një tjetër personalitet i rëndësishëm i artit shqiptar që është bërë pjesë e fushatës së kryeministrit Rama, pasi kujtojmë se në spotin e parë në nisje të betejës së 25 prillit protagonist   ishte aktori Robert Ndrenika, i cili solli premtimet e socialistëve për mandatin e tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy