
Një statujë e një skllaveje me ngjyrë në qytetin francez të Bordos është mbuluar me bojë të bardhë në një sulm të dukshëm racist.
Statuja prej bronzi është e Modeste Testas, një skllave afrikane e cila u ble nga një familje në Bordo në shekullin e 18–të, e cila më vonë u lirua.
Statuja u gjet e ngjyrosur të hënën në mëngjes, por tashmë është pastruar.
Testas u dërgua në ishullin Karaibe të Hispaniola për të punuar në një plantacion sheqeri.
Ajo më vonë u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe u lirua pasi pronari i saj francez vdiq. Më pas ajo u vendos përsëri në pjesën perëndimore të Hispaniola dhe vdiq në moshën 105 vjeç.
Statuja e Testas u përurua në vitin 2019 dhe shënon një numër gjestesh që synojnë adresimin e së kaluarës koloniale të Bordos që ishte një nga qendrat kryesore të tregtisë së skllevërve në vend.



