Presidenti rus e ka hedhur poshtë një propozim të ministrisë së jashtme për të dëbuar 35 diplomatë amerikanë në përgjigje të një lëvizje të ngjashme nga SHBA. Ai tha se akti i Obamës është projektuar për të provokuar një reagim, por Rusia nuk do të marrë një hap artificial.
"Ne rezervojmë të drejtën për t'u hakmarrë, por ne nuk do të biem në nivelin e kësaj kuzhine diplomacie të papërgjegjshme. Për më tepër ne do të marrim masat për rivendosjen e marrëdhënieve ruse-amerikane bazuar në politikat që administrata e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump miraton ", tha presidenti rus Vladimir Putin në një deklaratë të publikuar nga faqja zyrtare e internetit të Kremlinit.
Putin tha se i vjen keq që Presidenti amerikan Barak Obama po përfundon mandatin e tij "në mënyrë të tillë", por shtoi se megjithatë i dërgon urime për Vitin e Ri për presidentin që largohet dhe familjen e tij. Po ashtu, putin tha; "Përgëzoj presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe gjithë popullin amerikan!" Përfundoi ai.
Më herët, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov propozoi që Rusia të dëbojë 35 diplomatë të SHBA në përgjigje të largimit të 35 të Rusisë dhe mbylljes së dy shtëpive të pushimit të diplomatëve në SHBA.



