Një foshnje e porsalindur i cili ishte rrëmbyer nga një spital Florida 18 vjet më parë nga një grua pretenduar të jetë një infermiere është gjetur i gjallë dhe mirë në Karolinën e Jugut.
Kamiyah Mobley, e lindur në korrik të vitit 1998, është gjetur pasi policia kishte mbledhur mijëra informata rreth rastit.
Policia ka arrestuar një grua 51-vjeçare, nën dyshimet se ka pasur lidhje me kidnapimin e foshnjës të sapolindur.
Foshnja ishte rrëmbyer tetë orë pas lindjes. nga një grua, e cila ishte prezantuar si infermiere.
Familja biologjike ishin njoftuar nga policia se kanë gjetur fëmijën, tanimë të rritur, të tyre.
Zyrtarët e Policisë kanë thënë se tani çështja zhvendoset tek ajo se si do të pranojë viktima një gjë të tillë, pasi që do të njoh familjen e saj pas 18 vitesh.
