Banorët e disa lagjeve të Tiranës, “5 majit”, Laprakës dhe Paskuqanit kanë protestuar sot në mesditë para Kryeministrisë kundër shembjeve të banesave të tyre.
Banorët e konsiderojnë të padrejtë dhe nuk e njohin marrëveshjen me bashkinë e Tiranës. Po ashtu banorët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lexojë akt-marrëveshjen pasi do të kuptojë se nuk do ta firmoste as për shtëpinë e tij në Surrel.
Po shohim mundësinë të futemi në grevë urie para se të nisë shembja atje. Jemi para një vendimi me të gjithë banorët, do vendosim nëse do të hyjmë në grevë urie”, tha njëri prej banorëve.
Në emër të rindërtimit thotë do ndërtoj kulla 34-katëshe! Ku është interesi publik këtu?! Zotërinj parlamentar, shtetar e bashkiak, thirrini mendjes, keni të bëni me një popull që po ikën përditë nga Shqipëria”, shprehet një tjetër banor.
Kujtojmë që pronat e banorëve që po protestojnë sot preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe dhe ata kërkojnë shpronësim të drejtë për banesat e tyre.



