Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, nesër përballja e fundit Pendarovski-Davkova

Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, nesër përballja e fundit Pendarovski-Davkova

Maqedonia mban nesër raundin e fundit të zgjedhjeve presidenciale. Dy kandidatët në garë janë Stevo Pendarovski i mbështetur nga koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LSDM dhe Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE.

Dita e sotme është heshtje zgjedhore, megjithatë, sic raporton INA, do të votojnë 1 640 të burgosur, të sëmurët si dhe diaspora.

Të dielën, qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë në3480 qendra votimi. Nga 1 808.131 qytetarë me të drejtë vote, duhet të marrin pjesë të paktën 40% e tyre (ose 750 mijë votues), në mënyrë që rezultati të jetë i pranueshëm.

Nëse kjo shifër nuk arrihet, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, që mbahen njëkohësisht me raundin e tretë presidencial.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy