
Ministri i Jashtëm kinez Wei Feng paralajmëron homologun e tij amerikan Lloyd Austin se Kina nuk do të hezitojë të fillojë luftën, nëse Tajvani shpall pavarësinë e tij.
Kështu paralajmëroi sot një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes kineze pas takimit të ministrit kinez me homologun e tij amerikan në Singapor.
Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze do ta shtypë atë dhe nuk do të hezitojë të nisë një luftë, pavarësisht çmimit.
Deklarata u bë nga zëdhënësi Wu Qian, duke cituar ministrin kinez të Mbrojtjes Wei Feng, pas takimit që pati me homologun amerikan, Lloyd Austin.
Të dy ministrat u takuan të premten në Singapor dhe përsëritën qëndrimet e tyre për Tajvanin, një burim i madh tensioni midis dy superfuqive.
Austin i bëri thirrje Kinës që të “përmbahet nga veprimet e mëtejshme destabilizuese” për çështjen e Tajvanit, bazuar në një deklaratë të lëshuar nga SHBA-të pas takimit.



