
Garda Revolucionare iraniane ka arrestuar disa pjesëtarë të mediave perëndimore, të cilët kanë marrë video dhe imazhe të “situata të ndryshme” në Iran dhe ua kanë dërguar në redaksitë e tyre, njoftoi sot Garda Revolucionare në një deklaratë.
Personat e arrestuar, të cilët ndodhen në Pardis, një qytet në lindje të Teheranit, kishin mbështetjen financiare dhe të inteligjencës së mediave perëndimore, thuhet në deklaratë.
Gjatë protestave tre mujore në vend, imazhe dhe video u dërguan në mediat sociale dhe televizionet disidente në gjuhën perse jashtë vendit.



