Dy laçianët tentojnë të përdhunojnë një 22-vjeçare në mes të Tiranës brenda në makinë

Dy laçianët tentojnë të përdhunojnë një 22-vjeçare në mes të Tiranës brenda në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në kryeqytet. Policia e Tiranës shpalli në kërkim 2 persona nga Laçi, pasi akuzohen se tentuan të përdhunojnë një 22-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur dje në “Rrugën e Kavajës” nëTiranë, teksa dy të rinjtë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç kanë marrë me forcë në makinën e tyre shtetasen me iniciale F.L., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Dy të rinjtë e futën vajzën në makinë me dhunë dhe tentuan ta përdhunojnë, por fatmirësisht njerëz që kanë dëgjuar thirrjet dhe britmat e saj kanë njoftuar policinë.

Dy laçianët më pas janë detyruar ta lënë të lirë vajzën dhe janë larguar, ndërsa policia i ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tyre.

Sipas policisë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dy laçianët akuzohen për veprat penale të parashikuara në Nenet 110, 102/2 e 22 të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy