Duke folur në MCN Live mbi asetet e konfiskuara të krimit, gazetari Sokol Bregu tha se problematikë ka me tokat dhe apartamentet, që nuk i ble njeri, ndërsa me automjetet luksoze është shumë e lehtë pasi u ndryshon pronësia. Bregu vë në dukje se në dy muajit e fundit Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë marrë në përdorim një pjesë shumë të madhe automjetesh që ndodheshin në qarqet e Veriut të vendit.

"Në rastin e konfiskimit, përveç bashkisë Tiranë, në të gjitha bashkitë e tjera, njerëzit që i drejtojnë kanë frikë të marrin në administrim prona të konfiskuara. Bashkitë e vogla kanë frikë t’ua marrin nën administrim. Vetëm në Bashkinë Tiranë, çdo gjë është kthyer në njësi sociale, siç mund të përshtaten. Askush nuk shkon të blejë një pronë që i është marrë krimit. Unë s’mund të marr një apartament të tillë, sepse në një moment ai mund të më bezdisi dhe ta kërkojë. Por që një institucion si bashkia, ose institucion tjetër, duhet ta marrë. Kjo agjenci në tre vitet e fundit i ka mirëmenaxhuar të gjitha pjesët e tjera. Edhe paratë Cash i ka vënë në banka me përqindje, ka dhënë me qira disa objekte. Apartamenteve është e vështirë t’u gjendet një destinacion.
Automjetet janë gjëja më e mirë. Vetëm Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme dy muaj më parë mund të kenë marrë në përdorim një pjesë shumë të madhe automjetesh që ndodheshin në qarqet e Veriut të vendit. Edhe të blinduarat janë marrë nën sekuestrim. Sapo është konfiskuar kanë dalë në trajtim nga ministritë. Automjeti ndryshon menjëherë pronësinë dhe vetëm në këtë pikë s’ka problematik me pronat e sekuestruara. Ka disa makina sportive, që s’jepen dot as me qira, amortizohen. Edhe këtyre që janë në Dubai u janë marrë automjetet, sepse s’kanë pasur burimin e të dhënave. Janë edhe makinat që janë përdorur për krime. Shteti s’ka nevojë të bëjë tendera për makina, janë më të mira se ato që ka shteti.
Është gjëja më e thjeshtë e mundshme që të gjitha t’i kalojnë institucionet. Ka një preferencë për Range Rover-at. Ne problemin e kemi me sipërfaqen tokë të bllokuar dhe sekuestruar nga GJKKO, sepse atë tokën s’para e merr në përdorim asnjë individ. Duhet t’i kthejmë në objekte sociale. Kur sekuestrohen prona në Shqipëri 1/9 gjyqe shkon në kthim procesi gjyqësor. 9 të tjera janë direkt për konfiskim. Pronat që janë marrë për korrupsion janë ndryshe nga ato të marra për krim të organizuar”.



