Humbi betejën me Covid, ndahet nga jeta regjizori i njohur Muharrem Fejzo (VIDEO)

Humbi betejën me Covid, ndahet nga jeta regjizori i njohur Muharrem Fejzo (VIDEO)

Është ndarë nga jeta një tjetër personazh i njohur i artit dhe kinematografisë shqiptare, Muharrem Fejzo, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Regjizori Muharrem Fejzo u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare pasi nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin.

Lajmi e ka bërë të ditur djali i tij, Joe Fejzo, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan djali i regjisorit.

Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni "zjarri" në vitin 1973 dhe "Mësonjtorja" në 1979.

Filmin e tij të fundit "Muri i gjallë", Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989. 

Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin "Kapedani", komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy