“Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve” (VIDEO)

“Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve” (VIDEO)

Shpërndarja e disa videove në rrjetet sociale ku qentë e rrugës merren forcërisht nga bashkia e Tiranës ka ngritur në protestë disa aktivistë të shoqërisë civile.

Nën moton “Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve”, ata janë paraqitur përpara bashkisë së Tiranës, për të kërkuar t’i jepet fund kësaj masakre që po u bëhet katër putroshëve.

Aktivistët pretendojnë se qentë vriten në një godinë të ngritur në Kombinat që shërben si qendër veterinare.

Sipas tyre, bashkia duhet të krijojë ambiente të posaçme strehimi për kafshët dhe jo t’i asgjësojë.

Protesta më pas u zhvendos në qendrën e veterinare në zonën e Kombinatit, pikërisht aty ku pretendohet se bëhet vrasja masive e qenve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy