Autobusi përplaset me shtyllën e mbikalimit në Spanjë, 5 të vdekur, 17 të plagosur

Autobusi përplaset me shtyllën e mbikalimit në Spanjë, 5 të vdekur, 17 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Aviles të Spanjës, ku 5 persona humbën jetën ndërsa 17 të tjerë u plagosën.

Sipas raporteve të medias vendase, në aksident është përfshirë një autobus me udhëtare, i cili u përplas me një shtyllë mbikalimi në dalje të autostradës.

Përplasja fatale ndodhi mesditën e të hënës dhe në autobus ushëtonin 221 persona.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e emergjencave, garda civile dhe policia, që kanë menaxhuar mes vështirësive edhe trafikun në zonë.

Zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 3 personave nga brendësia e autobusit të shkatërruar në aksident.

Një helikopter i urgjencave ka transportuar gjithashtu disa të plagosur në qendrat shëndetësore më të afërta.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të rëndë, por përplasja ishte aq e fortë aq sa është dëmtuar deri në rreshtin e tretë të udhëtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy