Janë përcjellë për në banesën e fundit dy pilotët Florian Deliaj dhe Donald Hoxha, të cilët humbën jetën në aksidentin e së mërkurës, ku helikopteri i Forcave të Armatosura ra në ujërat e Liqenit të Shkodrës.
Miq, familjarë, të afërm dhe pushtetarë i dhanë sot lamtumirën e fundit dy Dëshmorëve të Atdheut.
Zv. Kryeministri, Niko Peleshi i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave dhe tha se Shqipëria ka humbur dy ushtarakë profesionistë.



