Lirohet nga detyra drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Lirohet nga detyra drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Largohet nga detyra drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Burime për MCN TV konfirmuan se Veliu është liruar nga detyra ditën e sotme.

Veliu u emërua drejtori i Policisë së Shtetit në vitin 2018, me propozimin e ministrit tëe Brendshëmm  Fatmir Xhafaj. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Haki Çakon, i cili u lirua më 8 janar 2018.

Kërkesat për largimin e Veliut nisën më shumë se një vit më parë, në rastin e dhunimit të një adoleshenti nga punonjës të policisë. Në një seancë parlamentare që pasoi rastin, Veliu e justifikoi dhunën e policisë mbi të miturin dhe u shpreh se ai vinte nga një familje me moral të keq. Nëna e djalit, Zaida Çobo, dhe aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë të ndryshëm e cilësuan si skandaloze sjelljen e kryepolicit në parlament. Çobo ngriti padi ndaj Veliut, por e tërhoqi vetëm disa ditë më pas dhe kërkoi falje në një takim në zyrën e Veliut.

 

Dorëheqja e Veiut u përfol sërish në dhjetor të vitit të kaluar, kur 25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga ish-efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj mesnatën e 8 dhjetorit 2020.

Pamjet e kamerave të rrugës treguan se Klodiani nuk kishte armë në momentin kur u qëllua nga efektivi i policisë. Në atë kohë, Veliu dhe kupola drejtuese e Policisë së Shtetit u akuzua se për manipulimin e opinionit publik mbi të vërtetën e ngjarjes, përmes deklaratave që inkriminonin 25 vjeçarin e ndjerë.

Ardi Veliu do të zëvendësohet në detyrë nga Gledis Nano, i cili mban aktualisht detyrën e drejtorit të Antiterrorit.

Nano ka 17 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë në krye të disa operacioneve me rëndësi si dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria, dosja e “Imamëve” dhe riatdhesimi i shqiptarëve nga kampi i Al Holit.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy