Plagoset 12-vjeçarja në ambientet e Cirkut Kombëtar/ Dyshime për fshehje të ngjarjes

Plagoset 12-vjeçarja në ambientet e Cirkut Kombëtar/ Dyshime për fshehje të ngjarjes

Një vajzë 12-vjeçare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti në ambientet e Cirkut Kombëtar, ndërsa reagimi publik ka ardhur nga Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias së Shqipërisë, e cila denoncon mungesën e sigurisë dhe heshtjen institucionale. 

 

Sipas sindikatës, ngjarja ndodhi në prapaskenë gjatë një shfaqjeje, ku një kundrapeshë hekuri ka rënë në kokën e së miturës. 

 

Ajo u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon trajtimin mjekësor. 

 

Në reagim theksohet se ky nuk është një aksident i rastësishëm, por pasojë e mungesës së standardeve të sigurisë, kontrolleve teknike dhe përdorimit të ambienteve të papërshtatshme për aktivitete cirku. 

 

Sindikata ngre shqetësimin edhe për faktin se e mitura ishte pjesë e një subjekti privat dhe jo e strukturës së institucionit. 

 

Një tjetër element i rëndë, sipas tyre, është mungesa e reagimit nga institucionet përgjegjëse. 

 

Deri tani nuk rezulton të jetë bërë njoftimi i Policia e Shtetit apo i Inspektoratit të Punës, çka cilësohet si shkelje e detyrimeve ligjore dhe ngre dyshime për fshehje të ngjarjes. 

 

Sindikata i bën thirrje institucioneve për hetim të plotë të rastit dhe garantimin e kushteve të sigurisë, duke theksuar se rasti i vajzës 12-vjeçare tregon rrezikun real që vjen nga neglizhenca në vendin e punës.

 

Nga ana tjetër, Cirku Kombëtar ka reaguar duke sqaruar se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Teatrit Eksperimental.

Sipas njoftimit zyrtar, më 25 prill 2026, rreth orës 11:30, gjatë shfaqjes “Përrallat në Cirk”, një pjesëmarrëse 12-vjeçare është dëmtuar gjatë një veprimi skenik akrobatik.

Cirku bën me dije se stafi ka reaguar menjëherë, duke dhënë ndihmën e parë dhe duke siguruar transportimin e vajzës në Spitalin Universitar të Traumës. Pas trajtimit, ajo është kthyer në banesë nën kujdesin e prindërve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Institucioni shpreh keqardhje për incidentin dhe thekson se është i angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive, në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse.

“Çdo aludim mbi ngjarjen është i pavend, pasi Cirku Kombëtar ka kryer çdo detyrim institucional”, thuhet në reagim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy