Një hap drejt zbulimit të “Planetit të Nëntë”, 800 objekte të vogla vërehen përtej Neptunit

Një hap drejt zbulimit të “Planetit të Nëntë”, 800 objekte të vogla vërehen përtej Neptunit

Më shumë se 800 objekte të vogla janë zbuluar përtej Neptunit në një zbulim që mund të ndihmojë në identifikimin e planetit të supozuar të Sistemit tonë Diellor, i njohur si Planeti Nëntë. 

Shkencëtarët kanë raportuar rezultatet e një studimi gjashtëvjeçar për të hartuar sistemin e jashtëm diellor, të quajtur “Dark Energy Survey” (DES), i cili përdor një teleskop në Observatorin Ndër-Amerikan Cerro Tololo në Andet kiliane. 

Kërkimi i tyre ka zbuluar 815 objekte trans-Neptuniane (TNO), me 461 objekte të raportuara për herë të parë në një punim të ri kërkimor

Objektet quhen të tilla për shkak se janë larg cdo planeti tjetër dhe janë planetë xhuxh në Sistemin tonë Diellor.

Studimi i mëtejshëm i lëvizjeve dhe orbitës së tyre mund të zbulojë potencialisht ndikimin gravitacional të planetit të nëntë zyrtar pas Neptunit. 

Vetëm muajin e kaluar një ekip tjetër ekspertësh supozoi vendndodhjen e mundshme të “Planetit të Nëntë”, afërsisht 46.5 miliardë kilometra larg Diellit. 

Ky studim i ri është udhëhequr nga Pedro Bernardinelli në Departamentin e Fizikës dhe Astronomisë në Universitetit të Pensilvanisë.   

TNO -të mendohet të jenë të përbëra nga përzierje të shkëmbinjve, karbonit amorf dhe akujve të paqëndrueshëm si uji dhe metani. 

Mendohet se janë mbetje nga formimi i Sistemit Diellor. 

Shpërndarja e tyre orbitale mendohet të jetë rezultat i lëvizjes së planetëve gjigantë - Jupiterit, Saturnit, Uranit dhe Neptunit - në orbitat e tyre aktuale. 

Ndërsa ata lëvizën, me gjasë lëshuan këto objekte përtej Neptunit. 

“Planeti i Nëntë” u teorizua për herë të parë nga ekspertë nga Caltech në 2014 kur ata vunë re se TNO-të sillen në mënyrë të pazakontë.

Astronomët ende pohojnë se kjo mund të shpjegohet me tërheqjen gravitacionale të një planeti të nëntë në sistemin tonë diellor që orbiton 20 herë më larg nga dielli ynë sesa Neptuni. 

Sidoqoftë, deri më tani, astronomët kanë vetëm dëshmi rrethanore për ekzistencën e “Planetit Nëntë”.  

Kur “Planeti i Nëntë” u supozua në vitin 2020, studiuesit e cilësuan si të pakapshëm dhe më shumë si një mirazh.

Ata propozuan se është një disk me mbeturina të akullta që përbëhen nga miliona trupa të vegjël.

Megjithatë, nëse ekziston, “Planeti i Nëntë” është në kufijtë e jashtëm të Sistemit tonë Diellor, përtej Brezit Kuiper.

“Planeti i Nëntë” mund të jetë formuar në sistemin e brendshëm diellor në zanafillën e tij dhe më pas është dëbuar nga veprimet e Jupiterit, tha një ekip studiuesish në dhjetor të vitit të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy