Plazhet e Lezhës mbushen plot, Ndreu: Nuk ka më kapacitet akomodues

Plazhet e Lezhës mbushen plot, Ndreu: Nuk ka më kapacitet akomodues

Edhe në gjysmën e dytë të muajit gusht, plazhet e Lezhës vijojnë të jenë masivisht të frekuentuara, ndërsa më besniket e këtij bregdeti janë shqiptaret e Kosovës. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, thotë se ky sezon turistik po i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë, pasi numri i pushuesve vendas e të huaj i ka tejkaluar shifrat e vitit 2019, saqë nuk ka më kapacitete akomoduese.

60% e pushuesve në plazhet e Lezhës janë shqiptarë të Kosovës, ndërsa shërbimet e përmirësuara kanë ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve e pushuesve.

Jemi në një situatë të tillë ku nuk ka më fuqi akomoduese. Sidomos pas muajit gusht ka qenë shumë e ngarkuar. Kjo na gëzon sepse në fund të fundit qëllimi ky është. Kosova zë pjesën me të madhe, mbi 60%. Janë emigrantët që kanë ardhur dhe turistë të tuaj: italianë, polakë, maqedonas.

Numri i pushuesve në plazhet e Lezhës pritet të jetë i lartë edhe gjatë muajit shtator, ndërsa garantohet se shërbimet në bregdet nuk do të mungojnë për sa kohë zona do të jetë e frekuentuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy