Imami shqiptar në Zvicër: Në moshën 13 vjeçare mësova Kuranin, djali im ndjek një shkollë publike katolike

Imami shqiptar në Zvicër: Në moshën 13 vjeçare mësova Kuranin, djali im ndjek një shkollë publike katolike

Mehas Alija, është imami shqiptar nga Tetova, që tash e sa vite shërben si imam në një xhami në Zvicër.

Në një komunikim për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, imami solli rrëfimin e jetës së tij dhe rrugëtimin në besimin mysliman.

Ai arriti që nga mosha 11 deri në 13 vjeç të mësoj gradualisht përmendësh Kuranin.

Në familjen tonë Kurani zë një vend të rëndësishëm  dhe historikisht kemi qenë në këtë besim sidomos në ndihmë që më ka dhënë gjyshja ime që në fillimet e mia.

Në familjen time jemi 15 veta që kemi lexuar Kuranin dhe me pas kur jemi zhvendosur në Tetovë aty kam mësuar në xhami gradualisht leximin e Kuranit. E kam nisur që në moshën 11 vjeç  dhe për dy vite e kam mësuar përmendësh deri ën moshën 13 vjeç. Më pasa kam mbaruar studimet në Prishtinë dhe më pas jemi zhvendosur në Zvicër sepse babai im ka punuar dhe jetuar këtu që 20 vjeç.

Këtu kam kryer fillimisht punë të tjera më pas jam kyçur në xhami këtu në Zvicër dhe kryer punë time dhe detyrën time si imam.

Imam Alija, ndan edhe një episod interesant nga jeta dhe familja e ti. Ai thotë se djali i tij ndjek në Zvicër një shkollë publike katolike dhe se mendon se i biri do të jetë një urë lidhëse mes komuniteteve fetare.

Djali im ka njohuri fetare qoftë të komunitetit katolik qoftë komunitetit tonë islam.

Ai studion në një shkollë publike fetare dhe besoj se ka mundësi që të nesërmen të ketë më shumë njohuri në shoqëri për të gjitha fetë.

Kjo do ti ndihmoj atij në jetë e tij si besimtar mysliman. Personi urlidhës midis besimeve, duke njohur islamin nga familja dhe në të ardhmen do të ketë ndikim të rritet dhe të zgjedh vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy