Parlamenti turk i hap dritën jeshile dërgimit të trupave ushtarake në Libi. Në këtë mënyrë, Turqia pritet të nisë drejt Libisë trupat e saj për të ndihmuar qeverinë e Tripolit, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara, përballë qeverisë rivale.
Deputetët turq votuan 325-184 në një seancë emergjente të enjten për t'i dhënë Ankarasë një mandat njëvjeçar për të diskoluar ushtarët.
Ekziston frika se forcat turke mund të përkeqësojnë konfliktin në Libi. Por Ankaraja thotë se dërgimi i trupave mund të jetë i nevojshëme për Turqinë për të mbrojtur interesat e saj në Libi dhe në Mesdheun lindor.
Qeveria në Tripoli e kryeministrit libian, Fayez al-Sarraj, po përballet me ofensivën e qeverisë rivale, me qendër në lindje të vendit, e krijuar nga komandanti Gen Khalifa Haftar. Luftimet rrezikojnë ta kthejnë Libinë në spiralen e dhunës të vitit 2011, kur u rrëzua nga pushteti dhe u vra diktatori Muammar Gaddafi.



