
Hakerët rusë kanë zhvilluar mbi 1000 sulme kibernetike kundër Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, njoftoi Shërbimi Special i Komunikimit Shtetëror i Ukrainës në Telegram.
Lajmin e bën të ditur Ukrinform.
Gjatë gjashtë muajve të luftës, Ekipi Kombëtar i Reagimit ndaj Emergjencave Kompjuterike të Ukrainës CERT-UA, i cili operon nën Shërbimin e Komunikimit Special Shtetëror, regjistroi 1,123 sulme kibernetike.
Në veçanti, sulmet kishin në shënjestër kryesisht qeverinë qendrore dhe organet e qeverisjes vendore, por edhe institucionet tregtare dhe financiare, agjencitë e sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes, kompanitë e energjisë, transportit dhe telekomunikacionit.



