
Etleva Merko, mësuese tha në studion e MCN Informacion se shoqëria shqiptare është një shoqëri e dështuar për mungësë komunikimi nga të gjitha palët.
Sipas Merkos, nëse një fëmijë ka vetëvlerësim për veten dhe pjesa e bullizimin nuk bëhet pjesë e përditshmërisë së tij
Jemi një shoqëri e dështuar, për mungesë komunikimi nga të gjitha palët. Nuk duhet të këmbëngulim dhe t’i hedhim fajin gjithë kohën mësuesve. Është dhe pjesa e prindërimit. Pjesa e prindërimit fillon që nga kopsht që fëmijët duhet t’i rrisë vetëvlerësimin për veten.
Nëse një fëmijë ka vetëvlerësim për veten dhe pjesa e bullizimin nuk bëhet pjesë e përditshmërisë së tij.
Prindërit kanë një mision siç e ka dhe mësuesi. Kemi një mungesë prindërimi në të gjithë Shqipërinë. Kemi harruar atë që është shpirtërore dhe kemi vajtur te ajo çfarë është materiale.



