Vritet me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro në Himarë, policia arreston autorin (VIDEO)

Vritet me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro në Himarë, policia arreston autorin (VIDEO)

Policia në Himarë ka arrestuar një person në fshatin Livadh, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri mëngjesin e sotëm biznesmenin Niko Goro. Policia bën me dije se është arrestuar 53-vjeçari Kliti Leka.  Ndërkohë Policia ka gjetur edhe furgonin tip “Wolkswagen” dhe një armë zjarri që dyshohet se janë përdorur gjatë atentatit ndaj biznesmenit.

Njoftimi i Policisë:

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

10:00h- Vritet me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro në Himarë

Vritet me armë zjarri në Himarë ndërtuesi Niko Goro, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro.

Niko Goro, biznesmeni dhe ndërtuesi i njohur 51 vjeçar, është vrarë mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të shëtitiores së Himarës, në orën 09.00.

Biznesmeni është vrarë teksa qëndronte para supermarketit të motrës së tij. Sapo ai ka dalë në derën kryesore, pranë tij është afruar një furgon nga i cili ka dalë një person i maskuar dhe i armatosur, i cili e ka qëlluar me 5 plumba. Motra e Goros, e cila ka mbetur e plagosur në këmbë, ka dala para plumbave për të mbrojtur të vëllanë.

Himarë/Informacion paraprak.

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi Niko Goro, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Niko Goro është ndërtues dhe biznesmen i njohur në zonën e Himarës, ku ka një kafe dhe një hotel shumë të njohur në zonë, ndërsa së fundmi po ndërtonte dhe një tjetër biznes. Ai ishte pronari i kafes së njohur në Himarë, e quajtur “Kafe Himara 1928” dhe pronar i hotel apo vilës “Goro”.

Biznesmeni i vrarë nuk ka pasur ndonjë konflikt të hapur në Himarë, ndërkohë që dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me ndërtimin e një hoteli të dytë që ai po bënte në qytet. 51 vjeçari është djali i xhaxhait të kryebashkiakut socialist të Himarës Jorgo Goro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy