Nasto: Ajo që ndodhi dje do të ndikojë në imazhin e Amerikës (VIDEO)

Nasto: Ajo që ndodhi dje do të ndikojë në imazhin e Amerikës (VIDEO)

Studiuesi i politikës amerikane, Ernest Nasto, komentoi në studion e lajmeve në TvT, situatën e krijuar dje në Kongresin amerikan. Nasto tha se ajo që ndodhi do të ndikojë në imazhin e Amerikës.

Capitol Hill u përdhos në mënyrë të papranueshme nga një turmë njerëzish që ngjajnë sikur vijnë nga republikat e bananeve”, tha ai.  

Nasto tha se një situatë e tillë e paprecedent erdhi për shkak të nxitjes nga Trump.

Ishte e nxitur nga presidenti. Nuk do të kishte shanse që kjo të ndodhte nëse ai do të ishte sjellë siç janë sjellë presidentët para tij. U zhvillua kështu sepse ka ndodhur një shkelje. Padyshim, nëse presidenti Trump do të pranonte përfundimin e shkallëve gjyqësore te të cilat e çoi ankesën, atëherë asgjë nuk do të kishte ndodhur”, tha ai.  

Megjithatë, Nasto tha tranzicioni i pushtetit do të jetë i qetë.

Mendoj se është e sigurt që tranzicioni do të jetë i qetë. Kjo sepse vetë presidenti u zotua për këtë. Duhej të ishte pa probleme që në fillim,që në momentin kur filluan zgjedhjet”, tha ai.

Nasto shtoi se në SHBA po flitet aktualisht për një ndarje të mundshme të republikanëve që mbështesin Trump në mënyrë besnike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy