Konfiskimet e 15 pallateve pa leje, Nazarko: Ironi me popullin, turp neglizhenca e qeverisë (VIDEO)

Konfiskimet e 15 pallateve pa leje, Nazarko: Ironi me popullin, turp neglizhenca e qeverisë (VIDEO)

Kryeministri Rama gjatë ditës së djeshme konfiskoi 15 pallate duke e cilësuar si arritje dhe se do bëhet shembull për shumë të tjerë.

Lidhur me këtë analisti Shpëtim Nzarko nga MCN Live, deklaroi se klasa politike bën sikur është duke qeverisur, por që në të vërtetë nuk bën asgjë dhe është e vetëkënaqur me punën e saj.

Ai tha se e gjithë kjo është një ironi me popullin dhe një turp i qeverisë për këtë neglizhencë sa i përket gradaçelave të ndërtuara në mes të Tiranës.

Është po e njëjta histori, para ca kohësh Rama tha se tani që blemë satelitët do i monitorojmë nga lart, kjo është ironi me popullin tënd. E gjithë kjo histori mund të zgjidhet thjeshtë me një kompjuter në bashki që kanë në synim objektet që bëhen çdo ditë dhe këtu jemi përballë historisë që kjo klasë politike bën sikur qeverisë, por që se ka mendjen fare dhe është e vetëkënaqur me punën e saj. Tani jam unë që po bëj ironi me qeverinë te këto pallatet le të vendosë ata të mbyturit e Obotit dhe në këtë mënyrë lan dhe mëkatet. Kjo neglizhencë e klasës politike është turp sepse edhe një punëtor i thjeshtë bashkie që ka të gjitha lejet e ndërtimeve ka mundësi të shoh aty çdo ditë se ku është kjo ndërtesë. Këtu jemi prapë tek ajo klasë politike e majtë apo e djathtë që nuk janë mirë nga trutë e kokës. Denoncimin për kullat mund ta bëjë dhe opozita dhe pse ka pak mjete. Vazhdoj të mendoj se jemi te historia e klasës politike që prej 30 vitesh vazhdon ti bëjë dëme vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy