
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sonte rreth orës 21.20 në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Mësohet se në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”. Për pasojë një person që ndodhej në makinën tip “Ford”, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Viktima i aksidentit të mbrëmjes së sotme në aksin Elbasan-Peqin, mësohet se është Ardjan Xhaja, punonjës policisë në Burgun e Peqinit.
Të plagosur kanë mbetur, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeça, banues në fshatin Mollas, Gëzim Baku, 60 vjeç, nga Gostima, Marius Hysa, Mollas, Kudred Hasa, 27 vjeç dhe Makim Ranxha, 50 vjeç.
Dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar.
Grupi hetimor po mbledh provat në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



