Danimarka asnjë viktimë në 24 orë, ministri: Moment historik

Danimarka asnjë viktimë në 24 orë, ministri: Moment historik

Danimarka nuk raportoi asnjë vdekje të lidhur me koronavirusin për herë të parë prej 13 marsit.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve u rrit për 78, në 10,791, ndërsa numri i hospitalizimeve ra për 10, në 137.

"Moment historik: Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje si rezultat i COVID-19 në Danimarkë", tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në Twitter.

Danimarka ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit, duke lejuar rihapjen e shkollave për fëmijët më të rritur, postave tregtare dhe restoranteve.

Me gjithë lehtësimin e masave, e ashtuquajtura shkallë e riprodhimit, e cila tregon numrin mesatar të infeksioneve të shkaktuara nga një person me virus, ra në 0.7 në javën e parë të majit, nga 0.9. "Kjo pasqyron faktin se epidemia është në rënie të shpejtë", tha Christian Wejse, shkencëtar në departamentin e sëmundjeve infektive në Universitetin Aarhus.

Deri më tani, sipas autoriteteve shëndetësore, 83 për qind e të diagnostikuarve me koronavirus në Danimarkë janë shëruar. Nga ata që kanë vdekur, 87% kanë qenë mbi 70 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy