Gazetari Robert Papa thotë se opozita e ka të pamundur të ngrejë një komision hetimor për kryeministrin dhe rastn McGonigal, por vetë Rama ka detyrimin moral të përgjigjet para shqiptarëve. Gjykimin e tyre, sipas Papës, Rama po e humbet dhe kjo i shton pikë Berishës.
Në se duhet të bëjmë një paralele me Amerikën, kur nuk ke maxhorancën nuk bën dot komision hetimor. Por kur skandali është kaq i madh, Rama që të justifikohet duhet të pranojë një hetim parlamentar.
Në Shqipëri, Parlamenti nuk funksionon siç duhet. Është Parlament me listaxhinj. Komisionet nuk kanë forcën e duhur. Duhen saktësuar, por gjykimin publik, Rama po e humbet. Fakti që nuk shkon për t’u ballafaquar ka bërë që Berisha të dalë fitues ndaj tij.
Papa tha se rasti McGonigal nxorri në pah llumin e qeverisjes së Raës.
Basha është paguar me para ruse dhe pikë. Basha duhet të japë llogari, sepse ka dy burime.
Gazetari i Mother Jones, jo më kot e mora, thotë se Rama pa diksutim ka qenë në hetime, teknikisht mund të thërritet për të dëshmuar.
McGonigal ka dhe diçka tjetër. A ka qenë atasheu në ambasadë në bashkëpunim me McGonigal? Duhet të kishte njoftuar.
Kjo çështje ka nxjerrë llumin e Ramës.
Oligarkët shqiptarë janë të korruptuar dhe kanë frikë. Në akt-padi cohen disa fakte. Përgjimet janë shumë të mëdha. Janë me mijëra fakte.



