
Zbardhet tentativa për vrasje e 41-vjeçarit Edison Begaj e ndodhur më 29 maj të këtij viti.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 36-vjeçar nga Tirana i identifikuar si Mitri Prifti është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes.
Ndaj 36-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Kaninë të Vlorës, ku Begaj u qëllua me katër plumba nga një person i veshur si efektiv policie, ndërsa në automjet ndodheshin dhe dy fëmijët e tij.
Sipas autoriteteve Prifti ka tentuar të vrasë Begajn për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.



