Përdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë/ Gjykata lë në burg 67-vjeçarin

Përdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë/ Gjykata lë në burg 67-vjeçarin

Gjykata ka lënë në masën arrest në burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzanë një 12-vjeçare. 

 

Burimet brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se 67-vjeçari nuk e ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me të miturën. 

 

Ndërkohë që do kryhet analiza e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës. Pritet që pas 2-3 javësh të dalë përgjigjja e analizës, e cila do hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

 

Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht.  Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67-vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit. 

 

Gjatë kësaj periudhe ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj. 

 

Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzanë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë. 

 

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67-vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy