Deputetja socialiste Vasilika Hysi, anëtare e komisionit të reformës në drejtësi, propozon që neni i cili përfshihet në statusin për gjyqtarët të zbatohet edhe për funksionarët tjerë të shtetit.
Neni në fjalë i detyron gjyqtarët kur kapen në korrupsion, që përveç sanksioneve të tjera, t’i kthejnë shtetit edhe gjysmën e pagës së marrë prej tyre gjatë dy viteve të fundit të punës.



