
Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç u shpreh se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk parashikon formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai theksoi se Serbia nuk do t’a pranojë formimin e ushtrisë dhe serbët në parlamentin e Kosovës me siguri nuk do të votojnë për të.



