Moti i keq/ Policia e Shkodrës rrit shërbimet në rrugë, 3 akset më problematike

Moti i keq/ Policia e Shkodrës rrit shërbimet në rrugë, 3 akset më problematike

Moti i keq ka pushtuar vendin dhe veçanërisht zonat veriore.

Për këtë shkak Drejtoria e Policisë Shkodër dhe ajo Rrugore kanë marrë masat e duhura, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve.

Shërbimet kanë rritur numrin e patrullave dhe forcave në akset rrugore urbane e rurale, si pasojë e motit te keq me reshje shiu dhe dëbore.

Aktualisht në akset rrugore Tamarë-Selcë-Vermosh; Bogë-Qafë Thorë-Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali, ka prezencë të dëborës, pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.

“orëpastrueset janë në terren  dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda, i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen.

Policia Rrugore apeloi gjithashtu për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve. Në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin 112.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy