Greqi, vizita “VIP” në Akropoli për 5 mijë euro

Greqi, vizita “VIP” në Akropoli për 5 mijë euro

Që nga fillimi i iniciativës së Ministrisë së Kulturës Greke, janë kryer shtatë vizita private në zonën arkeologjike të Akropolit.

Një fakt i tillë mësohet në informacionin e Organizatës për Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Kulturore (ODAP), raportuar nga Kathimerini.

Vizitat, të cilat kushtojnë 5 mijë euro secila, u hapën për prenotime në fund të qershorit, mes polemikave dhe protestave të opozitës dhe Shoqatës së Arkeologëve Grekë të cilët e cilësuan nismën si “antidemokratike”.

Bileta e përgjithshme për vizitën është e vlefshme për një grup deri në pesë persona për një periudhë nga fillimi i prillit deri më 31 tetor, çdo të martë, të premte dhe të shtunë jashtë orarit standard të hapjes, pra nga ora 07:00 deri në 9:00 dhe nga 20:00 deri në 22:00.

Deri më tani, publiku i interesuar për ofertën “VIP” vjen nga vendet evropiane dhe përbëhet nga grupe, familje, çifte dhe në një rast nga një vizitor i vetëm.

Vizitorët e parë që përfituan nga “The Acropolis experience”, kështu quhet oferta, ishin një çift rus në fillim të korrikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy