“Djathtas 1912”, Alibeaj dhe tre deputetë të tjerë prezantojnë partinë e re

“Djathtas 1912”, Alibeaj dhe tre deputetë të tjerë prezantojnë partinë e re

“Djathtas 1912” është partia më e re në vend, e prezantuar nga deputeti i larguar nga Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në një aktivitet të zhvilluar paraditen e sotme, Alibeaj së bashku me tre deputetët e tjerë, Flutura, Açka, Arbi Agalliu dhe Seladin Jakupllari prezantuan partinë e re.

Pjesë e saj janë edhe disa ish-figura të Partisë Demokratike, si Agron Kapllanaj, Edvin Kulluri, Rezart Kthupi dhe Roland Bejko.

Në fjalën e tij, Alibeaj tha se me partinë e re synohen të ofrohen vlera dhe parime shqiptarëve.

U prezantojmë shqiptarëve kartën e vlerave dhe parimeve të “Djathtas 1912”.

Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë që ka në thelb liritë e individit. Shteti i së drejtës është themeli ynë.

Ekonomia kombëtare duhet të bazohet tek prodhimi.

Po ashtu shpërndarja e drejtë e aseteve kombëtare është jetike për një shoqëri të drejtë për këdo.

Familja është baza e zhvillimit shoqëror për ne.

Ndërsa Agalliu tha se janë kundër akteve të dhunës në Kuvend, si dhe u shpreh pro listave të hapura në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy