
GjKKO ka lënë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena.
Arrestimi i Lenës erdhi për veprën penale të korrupsionit, pasi sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Lena ka kryer korrupsion kundrejt vlerës 5 mijë €.
Ai ishte i përfshirë në skemën e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor të vitit të shkuar, ku tre persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje.



