Rikthehet trafiku në aksin Elbasan-Librazhd (VIDEO)

Rikthehet trafiku në aksin Elbasan-Librazhd (VIDEO)

Rikthehet trafiku në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës. Prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve që qarkullojnë në të dyja drejtimet ka krijuar radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme.

 

Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë mesditës, për shkak të shtimit të fluksit të automjeteve në qarkullim, por edhe për shkakun se disa segmente të rëndësishëm të rrugës, janë pjesë e punimeve që po kryhen për zgjerimin e Korridorit VIII, nga Miraka drejt Urës së Murrashit.

 

Të gjitha këto segmente prej kohësh dominohen nga gropat dhe janë tejet të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve tip autoveturë. Kjo gjendje detyron drejtuesit e mjeteve të ulin ndjeshëm shpejtësinë, duke sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe rrezik për aksidente.

 

Ndërkohë, policia rrugore ndodhet në terren për menaxhimin e trafikut, ndërsa apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy