Treska: Të shtohet numri i psikologëve në çerdhe dhe kopshte. Me certifikatën europiane na njihet profesioni në BE (VIDEO)

Treska: Të shtohet numri i psikologëve në çerdhe dhe kopshte. Me certifikatën europiane na njihet profesioni në BE (VIDEO)

Valbona Treska, presidente e urdhrit të psikologut, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se ka një numër të ulët psikologësh në çerdhe dhe në kopshte, duke shtuar se nevojat në parashkollor janë më të mëdha. Treska vuri në dukje se pajisja me certifikata europiane e psikologëve shqiptarë do t’ua bëjë atyre më të lehtë punësimin në vendet e BE. Megjithatë ajo shtoi se nuk pret një eksod të psikologëve nga Shqipëria drejt vendeve të BE.  

Kemi një mungesë të psikologëve, një numër të ulët në parashkollor, në çerdhe dhe në kopshte. Kemi një numër që s’na plotësohet, por kemi vende vakante, pranë mjekut të familjes, ambulanca. Kemi disa zona të Shqipërisë të pambuluara me profesionistë. Kemi aktualisht 1600 psikologë, por që është një numër që vjen në rritje. Jemi një rritje me 150-200 psikologë në vit. Studentët që përfundojnë dy cikle psikologji e kanë të detyruar regjistrimin në Urdhrin e Psikologut, për të marrë licencën. Pa licencë është një numër i pakonsiderueshëm, kryesisht në shërbimet private. Në sektorin publik 99 për qind janë të pajisur me licencë. Duhet te jenë diku te 10-12 masa të psikologëve që punojnë në sistemin e drejtësisë. Nuk kemi pse t’i trembemi asnjë lloj eksodi. Urdhri i Psikologut ka marrë të drejtën për të ngritur komitetin shqiptar për të dhënë certifikata europiane. Kemi punuar dy vite për të bërë aplikimin për të na dhënë lejen. Duhet bërë njësimi i universiteteve, legjislacionit, bazës ligjore, dhe është një aplikim 120 faqe, në fund të janarit morëm përgjigjen. Certifikatat janë njohje e profesionit të psikologjisë në Europë. Procedurat janë shumë të thjeshtuara se sa nëse certifikatat nuk do të jepeshin. Sikurse janë profesionistët e tjerë që s’janë rrogat si rajoni apo BE, e njëjta situatë është me psikologët. Ne kemi rroga të kënaqshme në shëndetësi, burgje, dhe rroga të ulëta në sistemin arsimor, te psikologët e shkollave. Kemi 477 psikologë të Urdhrit në sistemin arsimor, dhe pagat shkojnë diku te 52-53 mijë lekë të reja në muaj. Besoj se shumë shpejt do kemi një rritje të pagave. Duhet të shtojmë numrin e psikologëve në çerdhe dhe kopshte, kemi fëmijë me nevoja të veçanta që kanë nevojë”.

Ditët e fundit ka pasur një debat mbi shkarkimin e Valbona Treskës, megjithatë ajo bëri me dije se vazhdon të jetë në detyrë dhe se bëhet fjalë për një situatë jo ligjore. 

Unë vazhdoj të jem në detyrë. Ka pasur një situatë që s’është ligjore. Ka qenë një kaos, zhurmë, që ka dëmtuar imazhin e psikologëve në gjithë Shqipërinë. Është një situatë që po vjen duke u shtensionuar. Janë manipuluar një pjesë e madhe e tyre, janë përdorur për interesa shumë të vogla dhe ngushta arriviste. Urdhri i Psikologut funksionon në ligjshmëri të plotë, presidenti do qëndrojë atje deri në fund të mandatit. Nuk jam në dijeni të protestës. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë protestë. Jemi për të komunikuar, nëse një psikolog nuk gjen mënyrën për të komunikuar, atëherë çfarë presim që psikologu të komunikojë me qytetarët. Thelbi është komunikimi”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy